image 5 viktima dhe 704 raste të reja me koronavirus

Shëndetësi

5 viktima dhe 704 raste të reja me koronavirus

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të vdekjes dhe 704 raste të reja me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive.”

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 79.793 raste nga 370.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.736 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.321 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.736.

/GazetaSinjali/