image 5 vendet e QUINT-it sqarojnë pozicionin e tyre në negociatat LVV-LDK

Kosovë

Takimi/ 5 vendet e QUINT-it sqarojnë pozicionin e tyre në negociatat LVV-LDK

news image

Vendet e QIUNT-it, ambasadorët e të cilave do të jenë prezent sot kur Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajnë takimin e radhës, kanë dalur me një deklaratë të përbashkët për ta sqaruar pozicionin e tyre në këtë proces.

Ambasadat e SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë kanë thënë se nuk do të ndërmjetësojnë për arritjen e marrëveshjes LVV-LDK dhe nuk do të mbështesin asnjë parti dhe asnjë lider, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në dritën e spekulimeve të fundit, duam të sqarojmë pozitën tonë lidhur me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Siç u theksua në deklaratën tonë të 30 gushtit, “Ne përfaqësojmë vendet thellësisht të angazhuara ndaj një Kosove demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim që qeveritë tona mbështesin një parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë.. përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për liderët e Kosovës, dhe vetë Kosovën qëndron vetëm me ju, populli i Kosovës.” Ne nuk do të angazhohemi në ndërmjetësim. I inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë të përqendrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në reagimin e 5 shteteve të QUINT-it.

https://www.facebook.com/germany.in.kosovo/posts/2884356444959149?__tn__=-R

Mosmarrëveshjet në negociatat ndërmjet LVV-së dhe LDK-së do të bëhen të njohura për ambasadorët e këtyre vendeve në takimin e sotëm të paraparë për orën 17:00.

Pozita e kryeparlamentarit dhe propozimet e konsideruara të papranueshme për njëra-tjetrën po e pamundësojnë deri më tash një koalicion qeverisës ndërmjet LVV-së dhe LDK-së. /Gazeta Sinjali/