Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh mbi gjendjen epidemiologjike në vend.
Sipas këtij raporti, pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa 1 mijë e 140 persona kanë rezultuar pozitiv.
Msh ka njoftuar se për 24 orë janë vaksinuar 1 mijë e 312 qytetarë.
Gjatë kësaj periudhe kohore, janë shëruar 3 mijë e 624 pacientë që kanë qenë të infektuar.
Aktualisht në Kosovë janë 18 mijë e 506 raste aktive.