5 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë këtij intervali kohor janë testuar 4 mijë e 904, prej të cilëve 160 kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Në raportin e fundit të publikuar nga kjo ministri bëhet e ditur se gjatë këtij intervali kohor janë shëruar 1 mijë e 39 pacientë, të cilët ishin të infektuar me këtë virus.
Raste aktive në vendin tonë janë 6 mijë e 751./GazetaSinjali/