image 5 të infektuar me koronavirus në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë

Shëndetësi

5 të infektuar me koronavirus në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë

news image

Aktualisht, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 18 pacientë me COVID-19. Prej tyre, 13 janë në oksigjeno-terapi dhe 5 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga Spitali kanë njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë shëruar dy pacientë nga virusi korona.

“2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 18 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 13 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital, 202 persona kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/spitalipeje/photos/a.1156282227783543/3309318575813220/?type=3&theater