image 5 milionë shikime për pak ditë me këngën e re, Butrint Imeri: Ju rrit nera

Bota e Yjeve

5 milionë shikime për pak ditë me këngën e re, Butrint Imeri: Ju rrit nera

news image

“Pare”, bashkëpunimi i Butrintit me Taynën dhe Mozzik po pëlqehet jashtëzakonisht nga publiku shqiptarë, raporton Gazeta Sinjali.

Kënga për vetëm 24 orë arriti 3 milionë shikime, ndërsa sot përmes një postimi në storien e tij në Instagram, artisti i shumë projekteve muzikore hite, Butrint Imeri ka treguar se bashkëpunimi “Pare”, tashmë numëron 5 milionë shikime në kanalin zyrtar YouTube.

“O syn nalu bre, 5 milly”, ka shkruar Butrinti në mbishkrimin e njërit nga postimet e tij në Instagram.

Në një postim tjetër, këngëtari ka publikuar një fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të klipit, teksa shihet i veshur me veshje me ngjyrë të gjelbër, kombinuar me një palë atlete dy ngjyrëshe bardh e zi dhe ka shkruar: “Ju rrit nera”.

Ndryshe, ky është bashkëpunimi i parë mes Butrintit, Taynës dhe Mozzik.

/GazetaSinjali/