Që nga shkurti i vitit të kaluar e deri më sot në Kosovë janë kryer 559 mijë e 537 teste PCR, prej të cilave 106 mijë e 651 kanë rezultuar pozitive, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 2 mijë e 217 nga të infektuarit kanë ndërruar jetë, ndërsa 98 mijë e 539 janë shëruar nga ky virus.
Kësisoj, numri i rasteve aktive momentalisht në vend është 5 mijë e 895./Gazeta Sinjali/