31 raste të reja me koronavirus në Kosovë u konfirmuan mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
IKSHPK ka njoftuar se 5 mijë e 828 raste kontakti janë nën mbikëqyrje.
“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.828 kontakte të rasteve”, thuhet në njoftim.
“Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën”, apelon Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik./Gazeta Sinjali/