image 5 gabimet që duhet të evitoni kur shkruani CV-në

Këshilla

5 gabimet që duhet të evitoni kur shkruani CV-në

news image

5 gabimet që duhet të evitoni në CV-në tuaj nëse s’doni t’jua hedhin në kosh.

Tashmë dihet që gjatë një procesi rekrutimi, punëmarrësve i duhet të përzgjedhin më të mirët mes qindra aplikimeve.

Kjo është arsyeja përse në shumicën e rasteve, hapi i parë që ata ndjekin është të ‘kalojnë në sitë’ rezymetë e këqija – në mënyrë që ta kenë më të thjeshtë të përzgjedhin mes një numri më të vogël.

Nuk ka asnjë mundësi të dytë për të bërë përshtypjen e parë!

Kështu, që të mos rrezikoni që CV-ja juaj të flaket në kosh, lexoni 5 gabimet kryesore që bëjnë kandidatët për një vend pune:

1 – Kur nuk keni profil në LinkedIn

Profili juaj në LinkedIn duhet të gjendet gjithnjë në majë të rezymesë suaj, pranë kontakteve tuaja si nr. i telefonit, adresa e emalit apo website-i juaj personal.

LinkedIn është kthyer në portalin kryesor për punëdhënësit që ofrojnë vende pune serioze por edhe për punëmarrësit që duan të prezantohen në tregun e punës.

Kompanitë serioze janë gjithnjë të interesuar të punësojnë njerëz që janë serioz për karrierën e tyre. Kjo do të thotë që optimizmi i rrjetit tuaj profesional online duhet të jetë një prioritet kryesor!

Përditësojeni shpesh profilin tuaj në LinkedIn.

2 – Kur keni vetëm një kopje të rezymesë suaj

Mos harroni, rezymeja juaj mund të ndryshojë në varësi të vendit të punës ku aplikoni. Ajo duhet të përshtatet me profilin e punës ku ju aplikoni.

Në një kohë kur profili juaj në LinkedIn duhet të formatohet për një audiencë më të gjerë dhe të tregojë një informacion më të përgjithshëm rreth background-it tuaj, rezymeja duhet të jetë specifike për kompaninë apo rolin për të cilin po aplikoni.

3 – Kur nuk përfshini mjaftueshëm aftësi ‘të forta’ dhe ‘të buta’

Soft skill dhe hard skills – me siguri disa prej jush nuk i njihni këto terma.

Aftësitë hard kanë të bëjnë me njohuritë tuaja teknike dhe trajnimin (psh. Photoshop, Excel) etj. ndërsa aftësitë soft kanë të bëjnë me karakteristikat tuaja profesionale si psh. (lidershipi, menaxhimi i kohës etj.).

Një raport i sugjeruar nga ekspertët është 2 me 1 – për çdo dy aftësi hard, përfshini një aftësi soft.

4 – Titulli!

Titulli juaj duhet të jetë në krye të rezymesë, poshtë informacioneve tuaj të kontaktit.

Fjalë kyçe në titullin që ju vendosni tërheqin vëmendjen e stafit rekrutues dhe i lejon ata të kuptojnë nëse ju jeni kandidati i duhur për këtë pozicion.

Nëse ju po aplikoni për një vend pune me titullin ‘Senior Brand Manager’ atëherë një titull i përshtatshëm që tërheq vëmendje do të ishte ‘Brand Marketing Manager’.

Por nëse titulli juaj është ‘Social Media Manager’ atëherë me shumë mundësi ju do ta humbnit mundësinë për të qenë pjesë e procesit të rekrutimit në atë kompani, edhe pse mund të kishit aftësitë e duhura!

5 – Formati i gabuar dhe gabimet gramatikore

Në çdo lloj fushe për të cilën jeni duke aplikuar, gramatika është bazë! Gabimet janë të papranueshme.

Por veç gabimeve ortografike, një tjetër standard që duhet ndjekur është mospërdorimi i fjalës ‘unë’ dhe vetës së parë.

Në vend që të thoni “Unë jam marrë me fushata marketing-u’, thjesht shkruani ‘Drejtimi i fushatave të marketing-ut’

Foljet janë tejet të rëndësishme në një CV!

Ndërsa në rast se rezymeja juaj është në shqip: Emrat foljor!

Fillimi i fjalive të shkurtra të njohura ndryshe si ‘bullet points’ me emrin e duhur foljor është tejet e rëndësishme.

Për shembull:

  • Drejtimi i …
  • Analizimi i…..
  • Mbikqyrja e ….
  • Ndërtimi i…
  • Asisitmi i …..

Në vend të unë kam drejtuar, unë kam analizuar, etj.

Formati është tejet i rëndësishëm gjithashtu.

CV-të nuk duhet të jenë më të gjata se 1 ose 2 faqe të plota. Askush nuk ka kohë të lexojë më shumë.

Nëse nuk keni mjaftueshëm eksperiencë, konsideroni të shtoni përmbajtjen e rezymesë tuaj duke përmendur kurse specifike që keni marrë në universitet, aktivitete ne klube studentore, punë vullnetare, hobi etj. dhe gjeni një mënyrë për t’i lidhur ato me punën për të cilën po aplikoni.

Paçi fat!

/GazetaSinjali/