image 49-vjeçari humb ndjenjat në Aeroport të Prishtinës, polici bashkë me një qytetar ia shpëtojnë jetën

Siguri

49-vjeçari humb ndjenjat në Aeroport të Prishtinës, polici bashkë me një qytetar ia shpëtojnë jetën

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:25 një person me inicialet F.Q. nga Gjakova ka humbur ndjenjat në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” dhe është rrëzuar në tokë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë 49-vjeçari është ndihmuar nga zyrtari policor me inicialet K.G. dhe qytetari me inicialet L.A. dhe ndihma e parë që ia kanë dhënë këta dy të fundit ka bërë që qytetari të mbahet në jetë.

“Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve policorë, konkretisht policit K.G., një qytetari L.A., (viti i lindjes 1991, anëtar i Ekipit të Zhytjes nga Mitrovica) dhe personelit mjekësor të ANP-së, konkretisht Xh.R., ka bërë që qytetari të mbahet në jetë, t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, t’i bëhet reanimimi kardio-polmular dhe t’i stabilizohet gjendja”, thuhet në njoftim.

49-vjeçari është dërguar për në QKUK, kurse pas trajtimit të marrë është liruar në shtëpi.

/Gazeta Sinjali/