Një 47-vjeçar grek është në kërkim nga policia pasi akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një vajze shqiptare.
34-vjeçarja shprehet se ajo është rrëmbyer dhe është përdhunuar disa herë nga shtetasi i identifikuar si Dimitri Aspioti.
Ishte i dashuri i saj që vuri re se ajo ishte zhdukur ku më pas u gjet disa orë më vonë në një kasolle në Agio Petro, Lefkimi pranë shtëpisë së tyre.
Mediat greke shkruajnë se ata ishin takuar me dy persona një natë më parë njëri prej të cilëve përkonte me përshkrimin e 47 vjeçarit të akuzuar.
Aspioti është një emër i njohur për policinë greke pasi është dënuar në vitin 2012 për përdhunimin e 6 turisteve femra në një resort turistik në Kavos.
Aspioti njihej ndryshe dhe si “Përbindëshi i Kavos” pasi rrëmbeu 6 turistet dhe i dërgoi në pyll ku më pas i përdhunoi për disa orë rresht e më pas i grabiti.
Në vitin 2012 ai u dënua me 52 vite burg por në 2019 ai u lirua nga burgu.
Shumë persona pohojnë se e kanë parë 47 vjeçarin sërish të vinte tek resorti në Kavos ku kishte përdhunuar 6 turistet më parë. /Gazeta Sinjali/