Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me pacientët që po marrin trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, aktualisht janë duke u trajtuar 47 pacientë të infektuar me COVID-19, prej të cilëve 38 janë në oksigjenoterapi, 2 në CPAP, kurse 12 në gjendje të rëndë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3 pacientë.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, 260 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, prej të cilëve 26 janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.
“9 lindje kanë qenë gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 10 foshnja, 5 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë me binjake”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/