Për 24 orë kanë ndodhur 47 aksidente në Kosovë, prej të cilave, 18 kanë qenë me persona të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa aksidente me dëme materiale kanë qenë 29.
Nga patrullimet e policisë gjatë ditës së djeshme, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 729 gjoba trafiku.
E numri i gjobave që lidhen me respektimin e masave antiCOVID, ka rënë dukshëm që nga vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës, ku gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar vetëm 17 tiketa për mosrespektim të këtyre masave.
Dje Policia ka arrestuar 14 persona për vepra të ndryshme, gjashtë prej tyre kanë përfunduar në mbajtje./GazetaSinjali/