image 36 aksidente brenda 1 dite në Kosovë, në 15 prej tyre pati të lënduar

Siguri

36 aksidente brenda 1 dite në Kosovë, në 15 prej tyre pati të lënduar

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur 15 aksidente me të lënduar, ndërsa 21 aksidente me dëme materiale, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 517 tiketa për kundërvajtje në trafik, ndërsa ka 27 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID.

Numri i gjobave për mosrespektim të këtyre masave ka rënë dukshëm pas vendimit të fundit të qeverisë për heqjen e maskave në ambiente të jashtme.

Sipas raportit 24-orësh, Policia ka arrestuar 24 persona, prej të cilëve 11 kanë përfunduar në mbajtje, ndërsa gjashtë persona janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/