image 46 viktima dhe 504 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

46 viktima dhe 504 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 46 viktima dhe 504 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, kjo ministri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 731 pacientë, duke e çuar kështu në 16 mijë e 352 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 69 mijë e 954 raste me koronavirus, prej të cilëve 46 mijë e 352 janë shëruar, ndërsa janë 21 mijë e 579 raste aktive./Gazeta Sinjali/