image 46 të shëruar brenda 24 orëve në Kosovë

Shëndetësi

46 të shëruar brenda 24 orëve në Kosovë

news image

Numri i personave të shëruar nga koronavirusi në Kosovë brenda 24 orëve është 46.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili në një postim në Facebook gjithashtu ka bërë të ditur se nga 711 testime vetëm 33 kanë rezultuar të infektuar me këtë virus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë̈ rast të vdekjes së pacientëve nga COVID- 19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin COVID-19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33” përfundon njoftimi i tij./ Gazeta Sinjali /