image 431 raste me COVID-19 aktive në Kosovë

Shëndetësi

431 raste me COVID-19 aktive në Kosovë

news image

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri total i rasteve aktive në vend është 431.

Që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,976 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë.

Në të gjitha qytete e Kosovës është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër COVID-19. Sipas këtij njoftimi, deri tani janë dhënë mbi një milion e 558 mijë doza të vaksinës.

Deri më sot 720.378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /GazetaSinjali/