image 428 raste aktive me COVID-19

Shëndetësi

428 raste aktive me COVID-19

news image

Aktualisht, në Kosovë janë edhe 428 raste aktive me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 160 mijë e 948 raste të infektimit.

Nga ky numër, 2 mijë e 980 kanë ndërruar jetë. Ndërkaq, janë shëruar 157 mijë e 540.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 1 milion e 591 mijë e 886 doza të vaksinës.

Deri më sot 1 milion e 591 mijë e 886 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./GazetaSinjali/