image 42 nxënës që u helmuan në shkollë po trajtohen në Spitalin e Fierit

Rajon

Rajoni/ 42 nxënës që u helmuan në shkollë po trajtohen në Spitalin e Fierit

news image

42 nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kilica” janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nxënësit të cilët u paraqiten në këtë spital me shenja të intoksikacionit tani janë në gjendje të stabilizuar.

“8 prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa pjesa tjetër po monitorohet në vazhdimësi, por mjekët konfirmojnë se, nuk ka asnjë prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për këtë ngjarje dhe ka nisur grupet e inspektimit në terren për verifikim dhe marrjen e masave të menjëhershme” thuhet në njoftim.

Aktualisht, nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier.

Kjo analizë do të kryhet nesër në orën 07:30 për të vendosur hapjen e shkollës dhe vazhdimin normal të procesit mësimor

Kujtojmë që në këtë shkollë edhe gjatë javës së kalur u helmuan 6 nxënës. Siç raportuan mediat në Shqipëri, gjashtë nxënësit janë helmuar gjatë orës së lëndës së Kimisë, derisa po kryenin ekperimente në laborator, pasi diçka ka shkuar gabim dhe më pas ka shkaktuar reaksion kimik. /Gazeta Sinjali/