image 42 aksidente trafiku brenda 24 orëve, policia shqipton mbi 800 gjoba

Siguri

42 aksidente trafiku brenda 24 orëve, policia shqipton mbi 800 gjoba

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 42 aksidente në komunikacion, raporton Gazeta Sinjali.

Në 17 prej tyre pati edhe persona të lënduar, ndërsa 25 aksidente ishin vetëm me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovë, për shkelje të rregullave të ndryshme në trafikun rrugor, policia ka shqiptuar 861 tiketa trafiku.

Ndërsa për moszbatim të ligjit Anti- COVID, janë gjobitur 228 qytetarë./Gazeta Sinjali/