Gjatë 24 orëve të fundit nëpër rrugët e Kosovës kanë ndodhur 42 aksidente trafiku, njofton Policia e Kosovës
19 prej këtyre aksidenteve kanë përfunduar me të lënduar ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur ndonjë aksident me të vdekur.
Në raportin e policisë njoftohet se njësitet e trafikut kanë shqiptuar mbi 1.400 tiketa ndaj ngasësve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit rrugor.
Policia njofton se gjatë ditës së fundit 17 persona janë arrestuar 10 janë dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerë në vuajtje të dënimit. /Sinjali/