Sot, rreth orës 12:00 në shkollën fillore “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë, një fëmijë 13 vjeçar është therur me thikë nga një nxënës tjetër.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka treguar se, 13 vjeçarit iu është ofruar ndihma mjekësore dhe
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informaten për lëndimin që ka marrë një fëmije i moshës 13 vjeç, nxënës i shkollës fillore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar rastin në koordinim me prokurorin për të mitur. Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë nga një nxënës tjetër dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore”, ka thënë Borovci./Gazeta Sinjali/