Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 55 pacientë të prekur me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, 4 janë në respirator, 41 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 15 nga ta janë në gjendje më të rëndë.
Në raportin e spitalit thuhet se, gjatë 24 orëve të fundit 546 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, ndërsa 38 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Në këtë spital, shtatë
foshnje kanë ardhur në jetë gjatë fundjavës, katër prej lindjeve kanë qenë
normale, ndërsa tri me prerje cezariane. Foshnjet e lindura janë katër të
gjinisë femërore dhe tri të gjinisë mashkullore.
/Gazeta
Sinjali/