Kryetari i ri i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është betuar në seancën e sotme solemne të Kuvendit Rajonal të kësaj komune, shkruan Gazeta Sinjali.
Seanca filloi me himnin kombëtar dhe shtetëror, ndërsa Bulliqi bashkë me kabinetin e tij u betuan se do të jenë të përgjegjshëm në detyrën dhe përgjegjësinë e dhënë nga qytetarët.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimin ka marrë pjesë kryetari i deritashëm Nexhmi Rudari.
Bulliqi dhe Rudari gjithashtu kanë biseduar pak para dhe pas pranim-dorëzimit./Gazeta Sinjali/