image 400 shqiptarë jetojnë në Kinë, kjo është gjendja e tyre

Rajon

Coronavirusi/ 400 shqiptarë jetojnë në Kinë, kjo është gjendja e tyre

news image

Në Kinë jetojnë rreth 400 shqiptarë të cilët punojnë apo studiojnë aty.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë bën të ditur se nuk ka asnjë shqiptar të infektuar nga koronavirusi.

Në Kinë janë rreth 60 studentë shqiptarë, por janë edhe rreth 400 shqiptarë që punojnë aty.

Në aeroport janë sterilizuar të gjitha ambientet sanitare. Ndërkohë mësohet se stafi i aeroportit ka një rrjet të koordinuar me aeroportet e tjera për të kontrolluar të gjithë udhëtarët. Edhe pasagjerët janë të informuar për virusin, sipas RTV Ora.

Kompanitë më të mëdha të udhëtimit në botë kanë pezulluar udhëtimet me vendet e prekura nga koronavirusi kinez që ka shkaktuar dhjetëra të vdekur./ Gazeta Sinjali/