image 400 mijë viktima nga koronavirusi në botë, Brazili tërhiqet nga OBSH

Botë

400 mijë viktima nga koronavirusi në botë, Brazili tërhiqet nga OBSH

news image

Orët e para të ditës së diel shënuan 400 mijë viktima në mbarë botën nga Covid-19.

Rreth 110 mijë prej jetëve të humbura janë regjistruar në SHBA, mbi 40 mijë në Britaninë e Madhe dhe vendin e tretë e mban Brazili me 35 mijë e 930 viktima.

Brazili regjistroi 904 jetë të humbura vetëm në 24 orë dhe mbi 27 mijë raste të reja të të prekurve duke përbërë kështu vatrën më të rrezikshme.

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro njoftoi ditën e djeshme tërheqjen nga OBSH, duke ndjekur kështu shembullin e presidentit Donald Trump./Gazeta Sinjali/