image E tmerrshme: 400 burra përpiqen të përdhunojnë një grua në Pakistan (Video)

Botë

E tmerrshme: 400 burra përpiqen të përdhunojnë një grua në Pakistan (Video)

news image

Qindra burra të paidentifikuar janë nën hetim nga policia pakistaneze pasi një vajzë u sulmua seksualisht nga një turmë prej më shumë se 400 personash në Lahore.

Sulmi tronditës është parë nga disa video që janë bërë virale dhe tregon  një turmë burrash kundër gruas së re në një park në qytetin e Pakistanit Lindor.

Në pamjet që shkaktuan trazira në vend, autorët shihen duke e hedhur viktimën si një kukull, duke i shqyer rrobat dhe duke e sulmuar seksualisht.

Ndërkaq, gruaja ngriti një padi kundër burrave në polici ku thuhej se ishin 300 deri në 400 persona.

Kryeministri pakistanez Imran Khan është kritikuar kohët e fundit pasi tha qershorin e kaluar se përdhunimi ishte i lidhur me “veshjet dhe sjelljen e grave”.

Nëse një grua është e veshur pak, kjo do të ketë një efekt tek burrat, pasi ata nuk janë robotë,” tha Imran Khan, kur u pyet për shpërthimin e sulmeve dhe përdhunimeve seksuale në Pakistan.

Sipas Fondacionit Thomson Reuters, Pakistani është vendi i gjashtë më i rrezikshëm në botë për gratë, ndërsa organizata Lufta kundër Përdhunimit me qendër në Karaçi vlerëson se më pak se 3% e rasteve të përdhunimit përfundojnë me dënimet e autorëve.

/GazetaSinjali/