image 40 zjarrfikës në Francë nxjerrin nga banesa pacienten me mbipeshë 391 kg

Botë

40 zjarrfikës në Francë nxjerrin nga banesa pacienten me mbipeshë 391 kg

news image

Një operacion i vështirë u organizua nga zjarrfikësja në Francë për të nxjerrë nga banesa një paciente mbipeshë me peshë 391 kg për t’u transferuar në spital.

Për largimin e pacientes nga shtëpia e saj në fshatin Stenay në Francën Lindore, janë mobilizuar 40 zjarrfikës dhe dhjetë punonjës.

Tre vjet më parë një ekuipazh prej 50 personash përdori një vinç për të transportuar një burrë 300 kg nga shtëpia e tij, por këtë herë zjarrfikësve iu desh të prishnin një mur, ndërsa transferimi i gruas në një klinikë në Nancy në rajonin e Lorraine rezultoi i ndërlikuar, pasi një ambulancë speciale për personat mbipeshë mbërriti nga Belgjika.

Sipas kreut të zyrës së prefektit Meuse, Bernard Burkel, një operacion kaq kompleks nuk ishte ndodhur kurrë më parë në Francë, pasi ishte e nevojshme të prishej një mur në katin e parë të shtëpisë dhe të hapeshin vrima në çati.

Pacientja mbipeshë përfundimisht doli nga një dritare në katin përdhes të ndërtesës, ku ndodhej një fabrikë e vjetër qeramike. Për ta transportuar atë përveç zjarrfikësve të specializuar janë thirrur edhe mjekë dhe infermierë, ndërsa disa rrugë në zonë janë mbyllur./abcnews.al

/GazetaSinjali/