Për 5 muaj në Gjilan u shënuan 666 të infektuar me koronavirus, 465 prej tyre janë shëruar, shkruan Gazeta Sinjali.
Aktualisht janë 173 raste aktive me koronavirus, derisa numri i personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi është 28.
Komiteti komunal, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vlerësuar se situata me koronavirus në këtë komunë është e menaxhueshme.
50 pacientë janë të hospitalizuar për koronavirus, ndërkohë që janë në pritje të rezultateve për 40 mostra.
Komiteti i Gjilanit ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID-19, si e vetmja mënyrë për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit./Gazeta Sinjali/