image 40 kosovarë kthehen nga Kroacia, pritet të vendosen në karantinë

Kosovë

Koronavirusi/ 40 kosovarë kthehen nga Kroacia, pritet të vendosen në karantinë

news image

Një autobus me rreth 40 persona që kanë mbetur në Kroaci, që nga koha e shfaqjes së pandemisë, është nisur për në Kosovë.

Mësohet se afërsisht 40 kosovarë që ishin për punë sezonale në Kroaci janë duke u kthyer në Kosovë dhe të cilët pritet të vendosen në karantinën në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Në karantinën e Qendrës Studentore, shtetasit kosovarë të kthyer nga vendet tjera pritet të qëndrojnë një javë, si masë parandalimi për përhapjen e koronavirusit.

Sot gjatë ditës, gjithashtu janë vendosur edhe 56 shtetas kosovarëtë kthyer nga Emiratet e Bashkuara./ Gazeta Sinjali/