Një autobus me rreth 40 persona që kanë mbetur në Kroaci, që nga koha e shfaqjes së pandemisë, është nisur për në Kosovë.
Mësohet se afërsisht 40 kosovarë që ishin për punë sezonale në Kroaci janë duke u kthyer në Kosovë dhe të cilët pritet të vendosen në karantinën në Qendrën Studentore në Prishtinë.
Në karantinën e Qendrës Studentore, shtetasit kosovarë të kthyer nga vendet tjera pritet të qëndrojnë një javë, si masë parandalimi për përhapjen e koronavirusit.
Sot gjatë ditës, gjithashtu janë vendosur edhe 56 shtetas kosovarëtë kthyer nga Emiratet e Bashkuara./ Gazeta Sinjali/