image Kosova pa liberalizim edhe 4 vjet pas nënshkrimit të MSA-së me Bashkimin Evropian

Kosovë

Integrim/ Kosova pa liberalizim edhe 4 vjet pas nënshkrimit të MSA-së me Bashkimin Evropian

news image

Më 27 tetor të vitit 2015 Kosova ka nënshkruar në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Nënshkrimi i MSA-së u bë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Strasburg.

Edhe pse MSA vlerësohet si një veprim i rëndësishëm i ecjes së Kosovës drejt BE-së, Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave edhe pse i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuar nga vendet anëtare të BE-së. /Gazeta Sinjali/