Ka ndërruar jetë A.Rr 4 vjeçare e aksidentuar sot në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë. E mitura ishte në cilësinë e këmbësores. Raportohet se lëndime trupore ka pësuar edhe nëna e vajzës. Shoferi i veturës P.A që dyshohet se shkaktoi këtë aksident është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: A. Rr femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur t’i përballoj plagët e mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, njofton policia, transmeton Sinjali.
Foto nga aksidenti ku humbi jetën 4-vjeçarja.
Policia e Kosovës vazhsimisht po bën apel për kujdes në komunikacion/Sinjali/