Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24-orësh për gjendjen me COVID-19 në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 717 raste të reja dhe katër viktima nga koronavirusi.
MSh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë vaksinuar 1 mijë e 355 persona.
Aktualisht në Kosovë janë 16 mijë e 849 raste aktive me COVID-19.