Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë shëruar shtatë perona me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 801 numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot.
Katër prej tyre janë nga Komuna e Rahovecit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.
“Lajm i mirë nga IKSHPK! Sipas rezultateve, edhe 4 të shëruar në Rahovec nga virusi SARS CoVID -19”, ka shkruar ai.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve në këtë komunë është 19, ndërsa raste aktive me koronavirus mbesin edhe 14 të tjerë./GazetaSinjali/