image 4 të plagosurit në Velipojë në gjendje të rëndë, mes tyre dy të mitur

Shqipëri

4 të plagosurit në Velipojë në gjendje të rëndë, mes tyre dy të mitur

news image

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë, pas masakrës me katër të vrarë, përcjell Gazeta Sinjali.

Mëngjesin e sotëm një bombolë gazi ka shpërthyer në një hotel ku për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre edhe dy të mitur.

Nga shpërthimi aksidental, në katin e parë të një hoteli, kanë mbetur të plagosur shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E.  Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se fillimisht ata janë dërguar në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore janë transportuar në spitalin e Ushtarak në Tiranë.

Gjithashtu mësohet se familja që posedonte hotelin kishte nisur pastrimin e ambienteve për të pritur turistët. Dyshohet se përgatitjet në ambientet e kuzhinës kanë sjellë edhe shpërthimin.

Ndërkohë policia dhe ekspertë të zjarrfikëses janë duke punuar për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje aksidentale./Gazeta Sinjali/