image 4 të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

4 të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

news image

Aktualisht në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 21 pacientë të prekur me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të këtij spitali, 15 nga të infektuarit janë në oksigjeno-terapi, 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

“Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 15 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 4 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raportin e këtij spitali.

Në këtë raport njoftohet po ashtu se gjatë 24 orëve në këtë spital 215 persona kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, 23 prej të cilëve janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.

“224 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,321
analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione. 117 shërbime radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 64 Rëntgen, 39 EHO dhe 14 CT-ja”, thuhet ndër të tjera në raport./Gazeta Sinjali/