image 4 rastet e reja në Kaçanik janë raste kontakti

Kosovë

Shëndetësi/ 4 rastet e reja në Kaçanik janë raste kontakti

news image

Janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus në Kaçanik sonte, duke e çuar në 6 numrin e përgjithshëm të prekurve në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se 4 të infektuarit e regjistruar sonte janë persona që kanë pasur kontakte me 2 rastet e para me koronavirus të shënuara në këtë komunë.

“Sonte, bazuar në njoftimin e IKSHPK-së, konfirmohen edhe 4 raste të reja me COVID 19 në Kaçanik , duke e quar numrin në 6 të të infektuarve. Të infektuarit janë raste kontakti me vendbanim në fshatin Runjevë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kaçanikut.

Tutje, kjo komunë apelon te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të përcjellin me kujdes rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik./Gazeta Sinjali/