image 4 ngjarjet e paralajmëruara të ndodhin sot në Kosovë

Kosovë

Kalendari/ 4 ngjarjet e paralajmëruara të ndodhin sot në Kosovë

news image

Sot janë paralajmëruar gjithsej 4 ngjarje që do të mbahen në Kosovë.

Më poshtë kalendari ditor:

 – Takimi i 181-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës mbahet nëpërmjet video konferencës, ku çdo anëtar i Këshilli do të paraqitet në takim nga prokuroria të cilën e përfaqëson. (Takimi do të mbahet pa praninë e mediave, ora 10:00).

– Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në të cilën do të diskutohet lidhur me riatdhesimin e qytetarëve tanë gjatë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00).

– Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën zvicerane Caritas, do të bëjnë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për përfituesit nga projekti “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale – Pasuri” ku prezentë do të jenë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani, si dhe përfaqësues nga organizata Caritas. (parkingun prapa Shtëpisë së Bardhë, ora 14:00).

– Drejtori i Autoritetit te Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës raporton në komisionin për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis lidhur me raportin vjetor për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00). /Gazeta Sinjali/