image 4 mijë e 572 raste aktive me koronavirus në Kosovë, 705 të infektuar kanë vdekur

Shëndetësi

4 mijë e 572 raste aktive me koronavirus në Kosovë, 705 të infektuar kanë vdekur

news image

705 qytetarë të Kosovës të cilët u infektuan me koronavirus kanë ndërruar jetë deri tani, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga kjo shifër 89 ishin nga komuna e Prishtinës, e cila është komuna më e prekur nga ky infeksion në vend.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në Kosovë janë 4 mijë e 572 raste aktive, prej të cilëve 1 mijë e 64 janë në kryeqytet.

Për nga numri i vdekjeve, Prishtina pasohet nga Prizreni, si qyteti i dytë me më së shumti viktima të koronavirusit, gjithsej 62.

Ndërkaq, sa u përket rasteve aktive, e dyta në listë, pas kryeqytetit, është komuna e Gjilanit, me 312 sosh.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 241 të infektuar, 215 në oksigjeno-terapi, 29 të intubuar, ndërsa 6 të tjerë kjo ministri bën të ditur se janë në gjendje të rëndë në respiratorë.

Nga 20 mijë e 999 raste pozitive me koronavirus që janë regjistruar në Kosovë që nga 13 marsi, 15 mijë e 722 prej tyre janë shëruar tërësisht nga ky virus.

Deri tani, janë testuar saktësisht 98 mijë e 769 qytetarë të cilët kanë pasur simptoma të COVID-19 ose kanë qenë raste kontakti të personave të infektuar./Gazeta Sinjali/