Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjilan, i cili dyshohet se ka bërë incizim derisa ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur dhe të njëjtat pamje i ka shpërndarë, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali nga burimet brenda Policisë, i dyshuari Shaban Fazlija, 39-vjeçar, nga fshati Veleknicë i Gjilanit, në muajin qershor ka shpërndarë disa incizime në një faqe interneti, ku shihet duke kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur në motelin “Dardania” në Gjilan.
Këto incizime ai i ka shpërndarë në një faqe të internetit dhe për këtë veprim ai dyshohet se ka kryer veprën penale “fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.