Gati 39 milionë njerëz në Europë po paguhen nga qeveritë për të punuar me kohë të pjesshme ose pa punuar aspak, një nivel rekord i mbështetjes së rajonit në rrugën për ti shpëtuar recesionit të thellë të shkaktuar nga koronavirusi.
Si kurrë më parë, po ofrojnë mbështetje përmes programeve që inkurajojnë kompanitë në vështirësi që të mbajnë punonjësit, por duke ulur orarin e tyre të punës.
Shteti më pas subvencionon një pjesë të pagës së tyre, në disa vende, duke paguar deri në 80% të pagave mesatare.
Në dallim nga sistemi i përdorur gjerësisht në Shtetet e Bashkuara, ku punëdhënësit i pushojnë të punësuarit, të cilët më pas aplikojnë për përfitime qeveritare, programe të tilla si “Kurzarbeit” në Gjermani, e cila përkthehet në “punë me kohë të shkurtër”, ruajnë marrëdhëniet midis punëdhënësve dhe punonjësve të tyre , duke lehtësuar rikthimin në normalitet.
Në të kaluarën ka qenë efektive. Kurzarbeit ndihmoi në parandalimin e largimeve nga puna në Gjermani pas krizës globale financiare të vitit 2008, si dhe i dha një dorë kompanive si Volkswagen dhe Daimler të shpejtojnë prodhimin, nga kërkesat e shumta që vinin nga Kina.
Është masive thotë Alexander Hijzen, ekonomist i punës në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Në Gjermani, një në katër punonjës përfshihet në një program pune me kohë të shkurtër. Në Francë dhe Itali, mesatarja është një në tre të punësuar.
‘Më mirë se papunësia’- thotë ai.
Në Evropë, atje ku është e vështirë të punësosh dhe të shkarkosh, të punësuarit kanë mbrojtje të madhe dhe shumë janë të mbuluar nga marrëveshjet e negociatave kolektive.
Programet e punës me kohë të shkurtër kanë qenë prej kohësh të njohura, si për punëdhënësit ashtu edhe për punonjësit. “Kurzarbeit”, programi më i njohuri punës me kohë të shkurtër në rajon, ka rrënjë që datojnë prej një shekulli, dhe është përdorur shpesh për të mbrojtur vendet e punës në Gjermani që nga kriza e naftës në vitet 1970.
“Kurzarbeit është më i mirë se papunësia”, u shpreh edhe ish-ministri gjerman i punës, Walter Arendt, për revistën “Der Spiegel”, në vitin 1973. Kjo duket se ka qenë e vërtetë gjatë recesionit që pasoi krizën financiare të vitit 2008. Punësimi në Gjermani ra me vetëm 1% edhe pse prodhimi ekonomik ra me 7%.
Në Shtetet e Bashkuara, ku Prodhimi i Brendshëm Bruto u tkurr me 4%, ndërsa punësimi ra me gati 5.4%. Disa ekonomistë argumentojnë se faktorë të tjerë, siç është mënyra sesi kompanitë e llogarisin pagën jashtë orarit dhe ritmin e ngadaltë të punësimeve që çon deri në recesion, ka të ngjarë të ketë luajtur një rol në kufizimin e humbjeve të vendeve të punës.
Por ka një marrëveshje që sistemi gjerman, në të cilin qeveria mbulon midis 60% dhe 67% të pagave për orët papunë, i shërben qëllimit të tij. Është veçanërisht e vlefshme në ekonomitë që luftojnë me punën produktive dhe ku punëdhënësit duan të ruajnë marrëdhëniet me punëtorët që ata kanë trajnuar.
“Thjeshtë lloji i duhur i ndarjes së barrës midis qeverisë, punëdhënësve dhe punonjësve”, thotë Hense. Programet si “Kurzarbeit” dhe “Shomazh Partiel” i Francës janë të përshtatshëm në krizën e koronavirus, të paktën për një periudhë afatshkurtër.
Të projektuara për të përballuar një tronditje ekonomike jetëshkurtër, ato shërbejnë si një urë lidhëse për kompanitë dhe punëtorët derisa qeveritë të fillojnë të heqin masat e bllokimit që synojnë kontrollimin e pandemisë.
Mbretëria e Bashkuar ka adoptuar versionin e saj për t’u marrë me krizën aktuale, dhe rreth 6.3 milionë punëtorë britanikë tani janë regjistruar në programin tremujor.
Kjo mund t’i japë Evropës një përparim në rimëkëmbjen e saj, duke lejuar rindezjen e motorëve të ekonomisë në rajon. Megjithatë, problemet mund të shfaqen nëse aktiviteti nuk është aq elastik saç pritej. Puna nga shtëpia pritet të vazhdojë për disa kohë.
“Këtë herë, shumë do të varen nga kërkesa dhe si do të rritet veprimtaria ekonomike në përgjithësi”, tha Carsten Brzeski, kryekonomisti në bankën holandeze ING në Gjermani.
“Nëse ndodh, Gjermania është jashtëzakonisht e përgatitur”.
Sa më shumë të zgjasë kriza, aq mëi madh do të jetë numri i individëve që do t’i drejtohen programeve afatshkurtra të qeverive. Dhe programet e përkohshme, të tilla si varianti në Mbretërinë e Bashkuar, mund ti çojnë njerëzit në papunësi nëse puna nuk rritet shpejt.
Qeveria gjermane, e cila zgjeroi programin në periudhën e Koronavirusit tani po subvencionon pagat për rreth10.1 milion njerëz, sipas bankës së investimeve UBS. Kjo është e barabartë me subvencionet e 1.4 milion njerëzve, në kulmin e krizës globale financiare.
Një studim i Institutit “Ifo” në Gjermani ka zbuluar së fundi se 99% e restoranteve dhe 97% e hoteleve në vend po përdorin programin “Kurzarbeit”. Po ashtu, ky program po përdoret njëkohësisht edhe nga 94% të kompanive në sektorin e automjeteve. Me pak fjalë, deri në 50%të industrive.
Në Francë, qeveria thotë se 11.3 milionë njerëz janë duke përfituar nga “Shomazh Pahtiel”. Programet e punës me kohë të shkurtër gjithashtu mbulojnë 7.7 milion italianë dhe 3.4 milionë spanjollë. Komisioni Evropian po angazhon vendet anëtare për të zbatuar nisma të tilla, ndërsa ka premtuar kredi për vendet e bllokut me kushte të favorshme për të financuar programe punësimi.
Por Klaus Volhrab, kreu i sondazheve në “Ifo”, paralajmëroi se ajo që mund të fitohet për një kohë kaq të gjatë, është koha. UBS vlerëson se programet e punës me kohë të shkurtër në Eurozonë aktualisht përbëjnë 1.5% të PBB-së dhe do të përkthehen në kosto më të mëdha për shtetet sa më shumë që të zgjasë izolimi.
“Për kompanitë, puna me kohë të shkurtër është një mënyrë për të kapërcyer një periudhë ku shitjet janë të ulëta”, tha Valhrab në një deklaratë. “Megjithatë nëse kjo periudhë izolimi vazhdon gjatë, ne do të shohim që shumë punë do të ndërpriten plotësisht”.
Komisioni Evropian pret që niveli i papunësisë në BE të rritet nga 6,7% në 2019 në 9% në vitin 2020 dhe të zbresë në nivelin e 8% në vitin 2021. Disa ekonomistë pyesin gjithashtu nëse programet e punës me kohë të shkurtër mund të parandalojnë rishpërndarjen brenda sektorëve të ekonomisë.
Në Shtetet e Bashkuara, 30 milionë njerëz kanë bërë kërkesë për përfitime fillestare të papunësisë që nga mesi i marsit dhe shkalla e papunësisë për muajin prill pritet të arrijë në 16%.
Ekonomistët ndërkohë po monitorojnë përpjekjet e Evropës. Versione të programeve të punës me kohë të shkurtër, të njohura si “work-sharing”, ndarje e punës, veprojnë në 26 shtete të SHBA.-së, duke i mundësuar punonjësve të marrin përfitimet e papunësisë nga orët e humbura.
Qeveria federale dëshiron që më shumë kompani të përfitojnë nga kjo mundësi, dhe inkurajon përdorimin e saj duke përfshirë fondet në paketën stimuluese prej 2 trilion dollarësh të kaluar muajin e kaluar. Por deri më tani, numri i kompanive që kanë përfituar nga këto programe duket i kufizuar.
Vetëm 62300 amerikanë përfituan një pagë nga paketat ndihmëse të qeverisë deri më 11 prill, sipas të dhënave më të fundit nga Departamenti i Punës i SHBA. Betsey Stevenson, një profesoreshë ekonomie në Universitetin e Miçiganit dhe kryekonomiste për Departamentin e Punës gjatë periudhës qeverisëse të ish-Presidentit Barack Obama, mendon se një pjesë e kësaj ka të bëjë me vetëdijen; ndërmarrjet në Amerikë kanë më pak dijeni për funksionimin e programeve të tilla.
Por programet amerikane nuk janë të dizajnuara të kenë funksion në momentin që puna ndërpritet plotësisht, vuri në dukje Stevenson. Në Gjermani, punëtorët mund të marrin deri në dy të tretat e pagës së tyre edhe nëse nuk punojnë fare.
Procesi i ndarjes së punës në Shtetet e Bashkuara mund të jetë më efektiv ndërsa shtetet fillojnë të rihapin ekonomitë e tyre, ku punonjësit mund të punojnë me kohë të plotë apo me orë më të reduktuara.
“Ky shkatërrim i përhershëm i marrëdhënieve midis punëdhënësit, punëmarrësit dhe punës – që mund të shkaktojë papunësi afatgjatë, mund të çojë në probleme të mëdha”.
Vendet që mund të shënojnë rekordin e papunësisë gjatë koronavirusit do të përballen me një krizë të thellë ekonomike. Në Evropë, programet e punës me kohë të shkurtër mund të jenë faktori vendimtar nëse ato nuk zgjerohen në varësi të situatës.
“Është një arsye që na bën të mendojmë se përse recesioni nuk është ende një proces i kryer në Evropë. Ndoshta Evropa mund ta përballojë recesionin më mirë se Shtetet e Bashkuara. Mbetet për t’u parë.