image 380 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

380 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në Kosovë janë 380 raste aktive me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas këtij raporti, që nga fillimi i pandemisë e deri tani, janë regjistruar gjithsej 160 mijë 992 raste të infektimit me koronavirus.

Nga ky numër, betejën me COVID-19 e kanë humbur 2 mijë e 981 qytetarë, ndërsa janë shëruar 157 mijë e 631 pacientë.

Aktualisht, Prishtina vazhdon të jetë komuna me numrin më të lartë të rasteve aktive, me gjithsej 62 raste. /GazetaSinjali/