image 37-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Kaçanik dyshohet se kreu vetëvrasje

Siguri

37-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Kaçanik dyshohet se kreu vetëvrasje

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën ‘Vëllezërit Çaka’ në Kaçanik, ku 37-vjeçari Zekir Selimi u gjet pa shenja jete në veturën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se sipas informacioneve të para dyshohet se i ndjeri ka kryer vetëvrasje.

Ndryshe rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë me dije se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i cili doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekëor të Emergjencës.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/