image 36 të mitur në burgjet e Kosovës po e vuajnë dënimin për vrasje e vepra të tjera penale

Siguri

36 të mitur në burgjet e Kosovës po e vuajnë dënimin për vrasje e vepra të tjera penale

news image

Në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë, katër persona janë të dënuar me burgim të përjetshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Veprat për të cilat akuzohen ata janë: Vrasje, vrasje e shumëfishtë e mbetur në tentativë, vrasje e rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar të armëve.

Aktgjykimi nuk është i formës së prerë, për veprën penale ‘vrasje e rëndë’, dhe ‘manipulim i provave’” kanë thënë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për Gazetën Sinjali.

Në mesin e të dënuarve me burgim të përjetshëm nuk ka asnjë femër.

Ndërsa, në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan janë gjithësej 36 të mitur. Gjashtë prej tyre janë në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan.

Ata janë të akuzuar për këto vepra: vrasje, vrasje e rëndë, dhunë në familje, lëndim i rëndë trupor, lëndim i lehtë trupor, vjedhje, vjedhje e rëndë, grabitje etj.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për Gazetën Sinjali kanë bërë të ditur se 322 persona kanë përfituar lirim të parakohshëm për sjellje të mirë.

Kurse 11 femra janë duke e vuajtur dënimin për veprën penale ‘vrasje’.

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe vrasje janë duke vuajtur dënimi 11 femra“, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.

/Gazeta Sinjali/