image 36 raste të reja me koronavirus në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë

Shëndetësi

36 raste të reja me koronavirus në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë

news image

36 raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Epidemiologu serb Aleksandar Antonijeviq njoftoi se 50 pacientë janë duke u trajtuar në veri të Mitrovicës, dy pacientë janë duke u akomoduar në qendrat klinike në Kragujevc dhe Nish dhe 121 persona janë në izolim shtëpiak.

Antonijeviq theksoi se 175 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në zonat serbe në Kosovë në 3 javët e fundit, raporton “Kosovo Online”.

Sipas tij, rezultatet për 35 persona nga një laborator në Beograd janë në pritje, ndërsa testet për 15 persona të tjerë kanë arritur sot./Gazeta Sinjali/