image 352 të vdekur për 24 orë, publikohet raporti për gjendjen e COVID-19 në Itali

Evropë

352 të vdekur për 24 orë, publikohet raporti për gjendjen e COVID-19 në Itali

news image

Bazuar në të dhënat e autoriteteve italiane, gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet kanë vdekur 352 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus, derisa janë regjistruar 15 mijë e 104 raste të reja me këtë virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo shifër e çoi në 68 mijë e 799 numrin e viktimave nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, është paralajmëruar mbyllja totale e Italisë nga 24 dhjetori deri më 6 janar, gjë që ka përshpejtuar blerjet e fundvitit për italianët.

Pamjet nga grumbullimi i qytetarëve në supermarkete po shqetësojnë ekspertët shëndetësorë./Gazeta Sinjali/