Momentalisht, 34 mijë e 208 qytetarë në Kosovë janë të infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Shifra të larta infektimesh janë regjistruar qysh prej shfaqjes së variantit Omicron të koronavirusit, përhapja e shpejtë e të cilit bëri që të shënoheshin shifra rekorde të rasteve të reja brenda ditës.
Me rritjen e rasteve, është rritur edhe numri i personave që i janë drejtuar qendrave të vaksinimit.
Nga 9 dhjetori është miratuar edhe doza e tretë e vaksinës dhe ajo përforcuese, të cilat deri tani janë vaksinuar 78 mijë e 116 persona./GazetaSinjali/