image 34 aksidente trafiku për 24 orë, policia shqipton mbi 1,200 gjoba

Siguri

34 aksidente trafiku për 24 orë, policia shqipton mbi 1,200 gjoba

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 34 aksidente trafiku, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas statistikave të policisë, 19 prej aksidenteve ishin me të lënduar, ndërsa 15 të tjerë me dëme materiale.

Për shkelje të rregullave të komunikacionit, policia vetëm gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 1 mijë e 246 tiketa trafiku.

Po ashtu, policia bën të ditur se dje janë arrestuar 14 persona, prej të cilëve 12 janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/