image 337 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

337 raste të reja me koronavirus në Kosovë

news image

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 337 raste të reja me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 337 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/